Flash

Vijojnë protestat masive në Francë kundër vaksinimit me detyrim

Lapsi.al 14 August 2021
Vijojnë protestat masive në Francë kundër vaksinimit me

Franca ka hyrë në javën e pestë të protestave kundër vaksinimit me mijëra njerëz që dolën nëpër rrugët e Parisit. Javët e fundit sipas Ministrisë franceze të Shëndetësisë protestuesit kanë sulmuar 22 vende shëndetësore, përfshirë pesë qendra testimi, 15 qendra vaksinimi dhe një laborator.

Urdhri Kombëtar Francez i Farmacistëve ka dënuar shpërthimin e dhunes të kohëve të fundit kundër anëtarëve të tij.

Rreth 45 milionë francezë kanë marrë deri tani një ose më shumë doza të vaksinës kundër COVID-19 me rreth 300,000 njerëz të vaksinuar në ditë.

Franca është një nga 13 shtetet e BE-së që po zbaton kufizimet për pasaportën e gjelbër.

Pasaportat e vaksinimit kërkohen për vizita në kinema e teatër, për udhëtime me trena në distanca të largëta, për vizita në restorante, bare dhe objekte të tjera.

Protesta drejtohet gjithashtu kundër vaksinimit të detyrueshëm. Franca po lufton aktualisht me valën e katërt të koronavirusit. Një rrezik të posaçëm paraqet varianti Delta, i cili tashmë përbën pothuase të gjitha rastet e infektimeve në Francë. Incidenca mesatare e infektimeve ka qenë së fundi rreth 50 në 100.000 banorë brenda një jave.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI