Në orën 22:20, në autostradën Levan-Vlorë, një automjet, me drejtues shtetasin Y. Xh., ka aksidentuar një këmbësor ende të paidentifikuar, rreth 50 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.
Policia thotë se drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Vlorë.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Në këtë aks kanë qenë të shumta aksidentet kohët e fundit, si përplasjet mes makinave ashtu edhe aksidentimi i i këmbësorëve. ©LAPSI.al