Flash

Plagosje me armë në dhomën e një hoteli në Ksamil

Lapsi.al 13 August 2021
Plagosje me armë në dhomën e një hoteli në Ksamil

Policia ka dhënë detaje lidhur me një plagosje të ndodhur mbrëmjen e kësaj të premteje në Ksamil të Sarandës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:45, kur një 33-vjeçar është plagosur brenda dhomës së tij të hotelit.

Uniformat blu thonë se 33-vjeçari ka shkuar vetë në spitalin e Sarandës për të marrë ndihmë mjekësore i prezantuar me emrin Taulant.

Për momentin ai ndodhet në operacion për nxjerrjen e plumbit nga barku. 

Rrethanat e ngjarjes janë edne të paqarta, por shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Janë shoqëruar nga Policia deri në këto momente 7 persona për tu marrë në pyetje në lidhje me rrethanat e ngjarjes. Dyshohet për një konflikt mes disa personave nga Lezha. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI