Policia e Sarandës njoftoi se ka mundur të zbardhë plagosjen e një 33-vjeçari mbrëmjen e së premtes në një hotel në Ksamil.
Autor i plagosjes është Edison Vyzaj, 28 vjeç banues në Shkodër.
“Nga veprimet e para hetimore rezultoi se rreth orës 20:45, në një dhomë hoteli në Ksamil, nga pakujdesia shtetasi Edison Vyzaj ka plagosur 33 vjeçarin, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë kanë gjetur e sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit pistoletë. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes” – thuhet në njoftimin e policisë.
Nuk bëhet i ditur emri i personit të plagosur. ©Lapsi.al