Flash

Qeveria e Kosovës ndërpret pensionin për veteranët e UÇK nga Shqipëria

Lapsi.al 13 August 2021
Qeveria e Kosovës ndërpret pensionin për veteranët e

Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Shqipëria nuk po marrin më pension për kontributin e tyre në luftë. Sipas Organizatës së Veteranëve të Luftës (OVL) kjo ka ardhur për shkak të një vendimi të qeverisë së Kosovës e cila ka argumentuar se pensioni bie në kundërshtim me ligjin.

Në një reagim të saj Shoqatës së Veteranëve të UÇK-së me qendër në Tiranë thuhet se ky veprim i Qeverisë Kurti erdhi pa biseduar, konsultuar e as ballafaquar me veteranët e UÇK-së.

“Ka më se dy muaj që Qeveria e Kosovës me kryeministër Albin Kurti, në kundërshtim me ligjin aktual të veteranëve dhe premtimet e fushatës zgjedhore, ua ndali pagesën, të emërtuar qëllimisht pension, në fakt është supliment për kontributin në luftë, që merret në të gjithë botën bashkë me pensionin pasi del në pension, si për shembull në Shqipëri ku çdo veteran i Luftës Dytë Botërore që ka dalë në pension, merr suplimentin për kontributin gjatë luftës nacional çlirimtare dhe për më tepër këtij suplimenti i shtohet suplimenti tjetër për ata që morën pjesë vullnetarisht në luftën e Spanjës dhe për partizanët e luftës nacionalçlirimtare që luftuan deri në Vishegrad në Luftën e dytë Botërore”, - thuhet në deklaratën e Veteranëve të UÇK-së. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI