Flash

Rekord rastesh të reja me COVID-19 në Tokio, 3177 të infektuar në 24 orë

Lapsi.al 28 July 2021
Rekord rastesh të reja me COVID-19 në Tokio, 3177 të infektuar

Rajoni i Tokios ka regjistruar 3,177 raste të reja me koronavirus, njëherësh rekord ditor, mirëpo vetëm 16 raste janë të lidhura me Lojërat Olimpike.

Autoritetet e Tokios ka thënë më 28 korrik se numri i rasteve me koronavirus është rritur në 24 orë, për dallim nga 2,848, sa kanë qenë në periudhën paraprake.

Organizatorët e Lojërave Olimpike të Tokios kan thënë se asnjë atlet nuk ka qenë në mesin e 16 të infektuarve. Deri më tani, 159 persona të akredituar për këtë organizim, kanë rezultuar pozitivë në koronavirus, 17 prej të cilëve kanë qenë atletë.

Numri në rritje i të infektuarve në Tokio ka shtyrë tri rajone të këtij qyteti që të shpallin gjendje të jashtëzakonshme.

 

 

Numri i të infektuarve mund të ulë entuziazmin për këto Lojëra, të cilat janë duke u zhvilluar në kushte të pashembullta, përshirë edhe ndalesën për spektatorë në shumicën e ngjarjeve. Lojërat Olimpike janë shtyrë nga viti i kaluar, për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI