Flash

Eksperti: Adoleshentët duhet të vaksinohen, edhe ata janë në rrezik

Lapsi.al 20 July 2021
Eksperti: Adoleshentët duhet të vaksinohen, edhe ata janë në

Vaksinimi  i popullatës është objektiv për qeveritë si mënyra e vetme për të ndaluar përhapjen e mëtejshme të pandemisë. Ndërkohë, ajo që vihet në diskutim është edhe vaksinimi i adoleshentëve.

Theoklis Zaoutis, profesor i Pediatrisë dhe Epidemiologjisë në Greqi e ka cilësuar si të përshtypje të gabuar atë që është thënë vazhdimisht se nuk ka rrezik të virusit tek fëmijët ose adoleshentët.

“Ekziston një përshtypje se tek fëmijët apo edhe adoleshentët nuk ka efekt të virusit. Kjo eshte e gabuar. As nuk i vaksinojmë të rinjtë për të mbrojtur të moshuarit. Ne vaksinojmë që të jemi në gjendje të mbrojmë secilin individ dhe të tërë,” ka thënë ai për mediat.

“Aktualisht ka 4 milion raste të fëmijëve në Shtetet e Bashkuara dhe 450 fëmijë kanë vdekur nga ndërlikimet e lidhura me COVID-19. Për të kuptuar se çfarë do të thotë kjo, ky numër është dyfishi i numrit të vdekjeve të fëmijëve në një periudhë të gripit sezonal shumë të rëndë.

Vaksinat për SARS-COV-2 janë treguar shumë efektive për të na mbrojtur nga COVID-19 dhe nuk duhet ta harrojmë,” shtoi ai më tej.

 

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI