Pas masave kufizuese të vendosura për shkak të situatës së pandemisë, Këshilli i Bashkimit Europian ka miratuar rekomandimin për rishikimin e listës së vendeve, qytetarët e të cilave mund të rifillojnë lëvizjen e lirë drejt vendeve të Bashkimit Evropian, ku përfshihet edhe Shqipëria. Ministrja e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka ka mirëpritur vendimin e Këshillit për të përfshirë Shqipërinë në vendet të cilave duhet t’u hiqen kufizimet. Xhaçka ka thënë se ky zhvillim njeh suksesin e Shqipërisë në luftën me COVID-19.
"Më në fund, një vendim i shumëpritur, pas idsa javësh pune dhe përpjekjesh:Qytetarët shqiptarë mund të udhëtojnë në BE nën të njëjtin regjim si qytetarët e BE" , shkruan Xhaçka.