Flash

Policia kontrolle për kanabis, procedohen kryeplaku i fshatit Salcë dhe Inspektori i pyjeve në Tropojë

Lapsi.al 18 June 2021
Policia kontrolle për kanabis, procedohen kryeplaku i fshatit Salcë

Policia e Tropojës njofton se nga kontrollet e realizuara në sipërfaqeve të pyllëzuara, kryesisht në fshatin Salcë, ka zbuluar fidanë të dyshuar kanabis dhe fara kanabis të kultivuara në kubikë.

Sipas policisë kryeplaku i këtij fshati M.D., dhe inspektori për Pyjet dhe Mjedisit në Bashkinë e Tropojës A.Q., janë proceduar penalisht për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

Ndërkohë aksioni i policisë vijon për identifikimin e  personave të tjerë të dyshuar në përfshirjen e këtij aktiviteti kriminal.

Sakaq materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprime të mëtejshme.

Informacion-Vijojnë kontrollet për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativës për kultivim të bimëve narkotike.

Kontrollet po zhvillohen në territor, në sipërfaqe të pyllëzuara, banesa të braktisura nga pronarët, ish-reparte ushtarake dhe në ato banesa për të cilat disponohet informacion policor se mund të ketë tendencë për kultivim të bimëve narkotike.

Si rezultat i kontrolleve në territor, në fshatin Salcë, në një zonë të pyllëzuar, janë gjetur të kultivuar fidanë të dyshuar kanabis dhe fara kanabis të kultivuara në kubikë.

Në vijim të veprimeve hetimore u proceduan në gjendje të lirë për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, shtetasi M. D., banues në fshatin Salcë, me detyrë kryeplak i fshatit Salcë dhe shtetasi A. Q., banues në fshatin Tetaj, me detyrë Inspektor për Pyjet dhe Mjedisin në Bashkinë Tropojë.

Vijon puna për identifikimin e personave të përfshirë në këtë aktivitet kriminal dhe dokumentimin e plotë të këtij aktiviteti kriminal.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprime të mëtejshme.

Në qarkun e Kukësit do të vijojnë intensivisht kontrollet në bashkëpunim me agjencitë ligjzbatuese, autoritetet vendore dhe Policinë Kufitare, të ngarkuara ligjërisht për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

 

 

Të këshilluara

Gjermania heq kufizimet për shqiptarët

Gjermania hoqi kufizimet për Shqipërinë, Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut. Shtetasit nga këto vende mund të hyjnë në Gjermani edhe si turistë Duke filluar...

10:19

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

94.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI