Flash

Kina dërgon 28 avionë ushtarakë në afërsi të Tajvanit pas Samitit të NATO-s

Lapsi.al 16 June 2021
Kina dërgon 28 avionë ushtarakë në afërsi të

Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit tha se rreth 28 avionë ushtarakë kinezë fluturuan në zonën e mbrojtjes, duke shënuar ndërhyrjen më të madhe ushtarake deri më tani.

Në mesin e fluturakeve ushtarake kishte edhe bombardues bërthamorë.

Zona e mbrojtjes ajrore është një zonë jashtë territorit dhe hapësirës ajrore të një vendi ku aktivitetet e aeroplanëve të huaj identifikohen, monitorohen dhe kontrollohen për interesa të sigurisë kombëtare.

Incidenti vjen pasi udhëheqësit e NATO-s të hënën në samitin e mbajtur në Bruksel, paralajmëruan për rreziqet ushtarake që paraqet Kina.

Tajvani është një rajon demokratik dhe thotë se është një shtet sovran, ndërsa Pekini e sheh ishullin si një provincë të shkëputur.

Kina gjatë muajve të fundit ka kryer rregullisht fluturime mbi ujërat midis pjesës jugore të Tajvanit dhe Ishujve Pratas.

Të hënën më (14 qershor) udhëheqësit e NATO-s në një samit në Bruksel i quajtën veprimet ushtarake kineze një “rrezik sistematik”.

Sipas tyre Kina po e zgjeron me shpejtësi arsenalin e saj bërthamor.

Gjatë fundjavës, udhëheqësit e G7-ës (Shtetet e Bashkuara, Gjermania, Franca, Italia, Japonia, Kanadaja dhe Mbretëria e Bashkuar) i kërkuan Kinës të “respektojë të drejtat e njeriut “. G7 dënoi shkeljet kundër pakicës myslimane ujgure dhe goditjen e aktivistëve pro-demokracisë në Hong Kong.

Të dyja deklaratat u kritikuan dhe u hodhën poshtë nga Kina.

Të këshilluara

Kush është Vladimir Putin?

Komplekset fëminore, lavatriçja e RDGJ, goditja nga Gheddafi President rastësisht, kolapsi i regjimit dhe Gheddafi i masakruar nga turma janë dy trauma që ud...

10:11

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI