Flash

Takimi në Zvicër, Biden i vendos "vijat e kuqe" Putinit

Lapsi.al 16 June 2021
Takimi në Zvicër, Biden i vendos "vijat e kuqe" Putinit

Ishte Joe Biden ai që e kërkoi takimin e sotëm me Vladimir Putinin, dhe lëvizja e parë duket i takon pikërisht presidentit amerikan.

Shtëpia e Bardhë është përgatitur për përballjen e madhe duke përfshirë edhe partnerët europianë, veçanërisht Gjermaninë, tre vendet balltike, Poloninë, Republikën Ceke dhe Sllovakinë.

Biden e ka bërë të qartë se cili është objektivi i tij në këtë takim: “Nuk kërkojmë konflikte, duam një marrëdhënie të qëndrueshme dhe të parashikueshme me Rusinë, por Nëse Putin i vazhdon veprimet e tij armiqësore, do t’i përgjigjemi me të njëjtën monedhë”!

Parashikohet që takimi të zgjasë 4-5 orë, e ndoshta mund të ndahet në dy pjesë. Në pjesën e parë, Biden do të bëjë të qarta se cilat janë “vijat e tij të kuqe” të cilat homologu rus nuk duhet t’i shkelë më. Listë përfshin ndërhyrjen në zgjedhjet amerikane apo në ato të shteteve të tjera aleate, sulmet kibernetike të hakerave, ofensivën ushtarake në Donbas në lindje të Ukrainës. Po kështu do të përmende edhe Aleksei Navalnyn e do të kërkojë lirimin nga burgu të aktivistit që në fillim u helmua, e tani po lihet të dergjet në qeli.

Me interes të madh pritet ndërkohë dhe pjesa e dytë e takimit, ajo konstruktive siç e quajnë. Sekretari i shtetit Anthony Blinken dhe këshilltari për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan këmbëngulin në minimin e lindjes së një aksi të mundshëm Moskë-Pekin, dhe testi më i rëndësishëm do të jetë kontrolli i armëve. Biden pritet t’i propozojë shefit të Kremlinit krijimin e një grupi ekspertësh dhe nisjen e negociatave të vërteta për traktatin New Start. Moska nga ana e saj shpreson në një kthesë sa i takon marrëdhënieve me SHBA-në që janë në pikën më të ulët prej vitesh të tëra, edhe pse nuk ka pritshmëri shumë të mëdha.

Të këshilluara

Kush është Vladimir Putin?

Komplekset fëminore, lavatriçja e RDGJ, goditja nga Gheddafi President rastësisht, kolapsi i regjimit dhe Gheddafi i masakruar nga turma janë dy trauma që ud...

10:11

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI