Flash

Britania: Vaksina e Astra Zeneca-s funksionon kundër variantit indian të Covid-19

Lapsi.al 15 June 2021
Britania: Vaksina e Astra Zeneca-s funksionon kundër variantit indian

Varianti “Delta” ose sic njihet ndryshe koronavirusi indian po përhapet me shpejtësi në vende të ndryshme të botës. Një muaj më parë India përjetoi periudhën më të keqe të vdekjeve nga Covid-19 që prej nisjes së pandemisë.

Megjithatë, tani që varianti indian, ose Delta siç është emëruar ndryshe nga OBSH-ja, ka mbërritur në Europë, ekspertët kanë zbuluar të dhëna shqetësuese.

Vetëm katër javë pas shfaqjes në Mbretërinë e Bashkuar, mutacioni Delta është bërë tanimë varianti dominant në Britaninë e Madhe. Autoritet kanë zbuluar se ky variant është rreth 40% më i transmetueshëm se varianti britanik (Alpha), i cili shfaq për herë të parë në dhjetor të vitit të kaluar dhe mbizotëron tanimë në të gjithë Europën. Madje sipas ekspertëvë varianti Delta i Covid-19 është dhe rezistent ndaj vaksinave.

Ndërsa ditën e sotme dalin të dhëna të reja të cilat janë publikuar nga autoritete britanike të shëndetit Publik,’Public Health England’. Ata zbukuan se vaksina AstraZeneca ofron “nivele të larta mbrojtjeje ndaj variantit Delta”.

Të dhënat e PHE treguan se 2 doza të vaksinës ishin 92% efektive kundër shtrimeve në spitale për shkak të variantit Delta dhe nuk treguan vdekje midis të vaksinuarve.

Vaksina gjithashtu tregoi një nivel të lartë të efikasitetit kundër variantit Alpha (ish anglez) me një ulje prej 86% të shtrimeve në spital dhe nuk raportohet asnjë vdekje.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI