Flash

Dialogu me Kosovën/ Vuçiç tregon se çfarë pritet të ndodhë më 22 qershor

Lapsi.al 16 June 2021
Dialogu me Kosovën/ Vuçiç tregon se çfarë pritet

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç është shprehur se Kuvendi i Serbisë më datë 22 qershor do të mbajë një seancë, në të cilën do të flitet “detajisht” për dialogun me Kosovën.

Vuçiç tha se në këtë seancë do të diskutohet për “çdo çështje me rëndësi për situatën në Kosovë” dhe se ai do t’i paraqesë planet dhe idetë e Serbisë.

Të martën, Vuçiç dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takuan në Bruksel në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve.

Në takimin e parë të tyre u shprehën vetëm qëndrimet dhe pritjet e palëve, ndërsa u arrit pajtim vetëm për mbajtjen e takimit të radhës në muajin korrik.

Vuçiç tha se pala kosovare ka shkuar në Bruksel “me dëshirën për ta detyruar delegacionin e Beogradit që t’i linte bisedimet”.

Ai tha se Serbia refuzoi njohjen e Kosovës, por edhe propozimin për deklaratën e paqes.

Gjithashtu, Vuçiç po ashtu tha se gjatë javës së ardhshme do të mbahen “disa takime të mëdha me serbët e Kosovës”.

Kurti, pas takimit me Vuciç tha se arritja e marrëveshjes me Serbinë do të jetë e vështirë, por shtroi se nuk është pesimist se një gjë e tillë nuk mund të realizohet.

Ai tha se marrëveshja përfundimtare duhet të përfshijë njohje të ndërsjellë dhe të finalizohet sa më shpejt.

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI