Flash

Eurodeputetëve i shkoi rruga dëm, Rama nuk i dha garanci për Zvërnecin

Delegacioni i eurodeputetëve të Gjelbër lëshoi një seri kritikash të forta ndaj qeverisë shqiptare: punimet në Zvërnec, sipas tyre, shkelin direktivat e BE-së për mbrojtjen e natyrës; qeveria nuk dha garanci se punimet do të ndalen apo se do të tërhiqet nga ndryshimet ligjore për zonat e mbrojtura; përpjekja e PS-së për të bindur eurodeputetët të mos votonin amendamentin për moratorium ndërtimesh u cilësua si ndërhyrje politike; protestuesit morën mbështetje, ndërsa sulmet dhe intimidimi ndaj tyre u konsideruan të papranueshme; në fund, eurodeputetët kërkuan tolerancë zero ndaj korrupsionit, respektim të shtetit ligjor dhe mosndërhyrje të politikës në hetimet e drejtësisë.

16:41

BE heq kufizimet e udhëtimit me Shqipërinë/ Rama: Ia dolëm edhe kësaj sfide

Lapsi.al 16 June 2021
BE heq kufizimet e udhëtimit me Shqipërinë/ Rama: Ia dolëm

Bashkimi Europian ka vendosur ditën e sotme të heqë kufizimet e udhëtimit për Shqipërinë. Kësisoj, Shqipëria së bashku me 8 vende të tjera jashtë Bashkimit Europian, do të mund të lëvizin drejt vendeve të BE.

Një reagim për këtë lajm ka ardhur nga kryeministri i vendit, Edi Rama i cili thotë se mbasi e tejkaluam edhe këtë sfide, nuk do të ketë më ndalesa drejt majës. Më herët për lajmin ka reaguar dhe ministrja e Shëndetësisë, Manastirliu e cila ka thënë se ky është një lajm shumë i mirë që tregon se po kthehemi drejt normalitetit. Megjithatë vlen të theksojmë se mund të ketë vende anëtare të BE që mund të vazhdojë të kërkojë test negativ për COVID-19 ose një periudhë karantine.

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI