Flash

Më 1 korrik qeveria gjermane heq paralajmërimin për udhëtimet

Lapsi.al 14 June 2021
Më 1 korrik qeveria gjermane heq paralajmërimin për

Qeveria gjermane këshillon ende për të mos udhëtuar jashtë, por kjo pritet të ndryshojë më 1 korrik. Ndërkohë Kosova e mjaft vende të Ballkanit nuk janë më zona të rrezikuara.

Pas më shumë se një viti qeveria gjermane heq paralajmërimet për udhëtimet turistike në zonat e rrezikuara nga Corona më 1 korrik pas rënies së ndjeshme të infektimeve kudo. Gati 100 shtete në të gjithë botën, mes tyre Franca, Holanda, Danimarka dhe Belgjika. Ndërkohë nga e diela vendet e Ballkanit si Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Bosnja, Serbia nuk janë zona më të rrezikuara. Vende të tjera janë edhe Armenia, Azerbajxhani, Moldavia etj.

"Pas muajsh të gjatë lokdauni mund të gëzohemi për pak më shumë normalitet”, tha ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas. Por kjo nuk është ftesë për pakujdesi, tha Maas. “Udhëtim i arsyeshëm dhe me kujdes, kjo është motoja e verës".

Nga 1 korriku qeveria nuk këshillon më të mos ndërmerren udhëtime turistike jashtë. Për vendet e BE si edhe Islanda, Lichtenshtajni, Norvegjia dhe Zvica në të dhënat e Ministrisë së Jashtme nuk do të ketë paralajmërim për udhëtimin, por “vetëm kujdes i veçantë. Kjo prek edhe Italinë, shumë pjesë të Spaniës dhe nga e diela tjetër të gjithë Austrinë. Paralajmërimi për udhëtime vlen vetëm për 40 vende, aty ku treguesi i virusit ka vlerën 200. Kush udhëton nga Gjermania në Austri duhet megjithatë të tregojë një test negativ të Coronës. Kush është vaksinuar apo ka kaluar sëmundjen nuk ka nevojë për test, por vërtetimin përkatës./DW

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI