Flash

Joe Biden do të presë Angela Merkel në Shtëpinë e Bardhë

Lapsi.al 12 June 2021
Joe Biden do të presë Angela Merkel në Shtëpinë e

Kancelarja Merkel do të pritet nga Presidenti i SHBA Biden në Uashington më 15 korrik. Merkeli do të jetë e para nga kryeministrat e Evropës që viziton Shtëpinë e Bardhë që kur mori detyrën Biden. Vizita do të forcojë lidhjet e ngushta dypalëshe midis Gjermanisë dhe Shteteve të Bashkuara, njoftoi Shtëpia e Bardhë. Në takim, vëmendja do të përqendrohet, ndër të tjera, te sfidat e pandemisë së Coronas. Tema të tjera janë ndryshimi i klimës dhe mbështetja për përparimin ekonomik dhe sigurinë ndërkombëtare mbi bazën e vlerave të përbashkëta demokratike, tha ajo.

Merkeli do të jetë e para nga kryeministrat e Evropës që viziton Shtëpinë e Bardhë që kur mori detyrën Bideni.

“Ne mund të konfirmojmë që Kancelarja do të bëjë një vizitë pune në Uashington më 15 korrik, me ftesë të Presidentit të SHBA Biden. Detajet e programit do të njoftohen në një datë të mëvonshme”, tha një zëdhënës i qeverisë nga pala gjermane.

Ky nuk do të jetë takimi i tyre i parë ballë për ballë dhe madje as i pari që kur Bideni u zgjodh president. Merkeli dhe Bideni do të takohen që sot në samitin e G7-ës në Cornwall të Anglisë së Jugut.

Konsultimet tre ditore të kryetarëve të shteteve dhe qeverive të shtatë vendeve të industrializuara fillojnë pasdite. Edhe këtu do të bëhet fjalë,ndër të tjera, për krizën e Coronas, mbrojtjen e klimës dhe specieve. G7 përfshin Gjermaninë, Francën, Britaninë e Madhe, Italinë, Japoninë, Kanadanë dhe SHBA. Bashkimi Evropian përfaqësohet gjithashtu në të gjitha takimet.

Synohet një fillim i ri në marrëdhënie

Sipas gazetës gjermane “Handelsblatt”, temë e bisedimeve Merkel -Biden pritet të jenë edhe propozimet e Berlinit për të zbutur konfliktin për gazsjellësin Nord Stream 2. Kohët e fundit, Presidenti i SHBA u afrua me Gjermaninë në mosmarrëveshjen për tubacionin Nord Stream 2 në Detin Baltik. Bideni hoqi dorë nga sanksionet e gjera kundër projektit gjermano-rus. Arsyeja që dha ishte se masa të tilla ndëshkimore “kanë një ndikim negativ në marrëdhëniet e SHBA me Gjermaninë, BE dhe aleatët dhe partnerët e tjerë evropianë”.

Të dyja palët po përpiqen për një fillim të ri pas pikës së ulët në marrëdhëniet gjermano-amerikane në epokën e Presidentit të SHBA, Donald Trump. Trumpi sulmoi në mënyrë të përsëritur Gjermaninë dhe Merkelin. Ndërsa Bideni nuk lë dyshim se sa e rëndësishme është marrëdhënia me Gjermaninë për të./DW

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI