Flash

BE-ja lehtëson kufizimet për pushimet verore

Lapsi.al 11 June 2021
BE-ja lehtëson kufizimet për pushimet verore

Shtetet e Bashkimit Evropian janë pajtuar të premten që të lehtësojnë kufizimet për udhëtime gjatë verës, ku do të lejohen turistët e vaksinuar plotësisht që të mos u nënshtrohen testeve për koronavirus apo karantinave në rajonin e BE-së. Ambasadorët nga 27 shtetet anëtare të bllokut evropian kanë miratuar një propozim të modifikuar të Komisionit Evropian, ku thuhet se njerëzit që janë të vaksinuar plotësisht, mund të udhëtojnë lirshëm në shtetet e BE-së, 14 ditë pasi janë imunizuar kundër sëmundjes COVID-19. Ndërkaq, kufizimet për udhëtarët e tjerë duhet të bazohen në situatën epidemiologjike të shtetit prej nga ata vijnë.

Deri më tani, mbi një çerek i të rriturve në BE janë të vaksinuar plotësisht. Këto udhëzime të reja të BE-së vijnë në kohën kur blloku evropian prezantoi edhe certifikatat për COVID-19, të cilat do të dëshmojnë nëse një person është vaksinuar ose nëse ka imunitet ndaj sëmundjes apo nëse ka dalë negativ për COVID-19. Certifikatat do të jenë të gatshme më 1 korrik edhe pse disa shtete do t’i lansojnë pak më vonë ato. Shtetet e BE-së po ashtu mund të vendosin vetë nëse nuk do të lejojnë udhëtarët që vijnë nga zonat që kanë shënuar numër të lartë të rasteve me koronavirus apo kanë raste me variantet e reja të COVID-19, të cilat janë më ngjitëse.Po ashtu, edhe turistët jashtë shteteve të BE-së, mund të hyjnë në bllok, për aq kohë sa dëshmojnë se janë të vaksinuar.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI