Flash

Gjykata ruse nxjerr jashtë ligjit organizatën e Alexei Navalny: Është ekstremiste

Lapsi.al 10 June 2021
Gjykata ruse nxjerr jashtë ligjit organizatën e Alexei Navalny:

Një gjykatë në Moskë ka quajtur organizatat politike të kryesuara nga disidenti rus Aleksey Navalny si “ekstremiste”, duke ndaluar të gjitha aktivitetet dhe duke e bërë personelin përgjegjës për ndjekje penale. Në një deklaratë, gjykata shpjegoi se grupet themeluese të aktivistit janë të ndaluara me efekt të menjëhershëm për të “shpërndarë informacione që nxisin urrejtje dhe përbuzje ndaj zyrtarëve qeveritarë”.

Navalny komentoi vendimin e gjykatës së Moskës duke thënë se “ai nuk do të tërhiqet”. “Ne do të menaxhojmë, do të evoluojmë, do të përshtatemi. Por ne nuk do të tërhiqemi nga qëllimet tona dhe idetë tona. Ky është vendi ynë dhe nuk kemi asnjë tjetër,” shkroi Navalny në llogarinë e tij në Instagram pas njoftimit të vendimit.

Ministri i Jashtëm britanik, Dominic Raab e përshkroi vendimin e gjykatës ruse që nxori jashtë ligjit organizatat politike të liderit të opozitës Aleksey Navalny si “perverse”. “Është një sulm tjetër kafkian ndaj atyre që luftojnë kundër korrupsionit dhe shoqërive të hapura dhe është një përpjekje e qëllimshme për të ndaluar opozitën e vërtetë politike në Rusi”.

Edhe SHBA ka dënuar vendimin e drejtësisë ruse duke e cilësuar “veçanërisht shqetësues” të për të cilësuar grupet e organizatës së Aleksey Navalny si “ekstremiste” dhe bëri thirrje për lirimin “e menjëhershëm dhe të pakushtëzuar të kundërshtarit. “Ky vendim i vë punonjësit, vullnetarët dhe simpatizantët në të gjithë Rusinë nën kërcënimin e ndjekjes penale dhe burgimit për ushtrimin e të drejtave themelore të njeriut të garantuara nga kushtetuta ruse,” denoncoi zëdhënësi i diplomacisë amerikane Ned Price.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI