Flash

Rusia ndërton anijen e parë që arrin të shmangë radarët

Lapsi.al 8 June 2021
Rusia ndërton anijen e parë që arrin të shmangë

Rusia është duke ndërtuar anijen e parë të Marinës e cila mund të jetë e pajisur plotësisht me një teknologji qe e lejon të shmangë radarët.

Lajmin e bën të ditur agjencia shtetërore e lajmeve RIA.

Teknologjia e fundit e cila quhet “Mercury” është instaluar plotësisht në anijen e cila pritet që t’i bashkohet Marinës vitin që vjen, sipas dy burimeve të agjencisë ruse të lajmeve brenda industrisë së ndërtimit të anijeve.

Anija luftarake do të jetë e pajisur me raketa dhe artileri ndërsa do mund të dedektojë dhe shkatërrojë nëndetëse, (nëse e kërkon rasti).

Rusia ka bërë investime të rëndësishme në flotën e saj në vitet e fundit në përpjekje për të modernizuar forcat e saj të armatosura, të cilat janë pjesë e “politikës së Putinit”, për të përballuar vështirësitë e paraqitura nga sanksionet perëndimore.

Marrëdhëniet politike të Rusisë me Perëndimin janë në nivelin më të ulët historik që nga rrëzimi i Bashkimit Sovjetik në 1991.

Të këshilluara

Sllovakia fillon vaksinimin me Sputnik V

Sllovakia u bë vendi i dytë i BE që filloi vaksinimin e qytetarëve me vaksinën ruse Sputnik V, megjithëse vaksina nuk është miratuar ende nga rregullatori i bll...

09:21

ide

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI