Flash

Qindra ish-udhëheqës i kërkojnë G7 të vaksinojë të varfrit kundër Covid-19

Lapsi.al 7 June 2021
Qindra ish-udhëheqës i kërkojnë G7 të vaksinojë

Njëqind ish-presidentë, kryeministra dhe ministra të jashtëm kanë nxitur Grupin e Shtatë (G7) të vendeve të pasura të paguajnë për vaksinat globale të koronavirusit për të ndihmuar në ndalimin e mutacionit, që e ka kthyer virusin në një kërcënim në të mbarë botën. Udhëheqësit e bënë thirrjen e tyre përpara një takimi të nivelit të lartë të G7 në Angli, të premten, kur Presidenti i SHBA Joe Biden do të takohet me udhëheqësit e Britanisë, Francës, Gjermanisë, Italisë, Kanadasë dhe Japonisë.

Kjo është hera e parë që udhëheqësit e G7 takohen që nga fillimi i pandemisë. Samiti tri-ditor do të mbulojë një sërë çështjesh, me një fokus të veçantë në mënyrën se si grupi mund të drejtojë rimëkëmbjen globale nga koronavirusi. Në letrën e tyre për G7, ish-udhëheqësit botërorë thanë se bashkëpunimi global kishte dështuar në vitin 2020, por që 2021 mund të fillonte një epokë të re.

“Mbështetja nga G7 dhe G20 që i bën vaksinat të arritshme lehtësisht për vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme nuk është një akt bamirësie, por përkundrazi është në interesin strategjik të çdo vendi,” thuhet në letrën e tyre.

Midis nënshkruesve ishin ish-kryeministrat britanikë Gordon Broën dhe Tony Blair, ish-Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban-Ki Moon dhe 15 ish-udhëheqës afrikanë. Ata thanë se G7 dhe udhëheqësit e tjerë të ftuar në samit duhet të garantojnë të paguajnë atë që do të arrinte në rreth 30 miliardë dollarë në vit për dy vjet, për të luftuar pandeminë në të gjithë botën.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI