Flash

Gjykata heq ndalimin 32-vjeçar të shitjes së armëve të sulmit në Kaliforni

Lapsi.al 5 June 2021
Gjykata heq ndalimin 32-vjeçar të shitjes së armëve

Një gjyqtar federal rrëzoi të premten një vendim 32-vjeçar që ndalonte shitjen në Kaliforni të armëve të sulmit. Ai e cilësoi vendimin e mëparshëm një “eksperiment të dështuar” duke nxitur kritika të ashpra nga guvernatori i shtetit dhe prokurori i përgjithshëm.

Që prej vitit 1989 në Kaliforni ishte e ndaluar shitja e armëve të sulmit. Ndalimi u sfidua në vitit 2019 në një proces gjyqësor kundër Prokurorit të Përgjithshëm të Kalifornisë. Mes paditësve ishte dhe James Miller, banor i këtij shteti si dhe nga përfaqësuesit e një komiteti të veprimit politik pro armëve, me bazë në San Diego.

“Kjo çështje ka të bëjë me atë se si duhet të jetë një e drejtë kushtetuese dhe nëse një shtet mund të detyrojë zbatimin e një politike mbi armët, një eksperiment i dështuar 30-vjeçar, i cili cënon një të drejtë (kushtetuese)“, shkruante gjyqtari Roger Benitez.

“Qeveria nuk ka të drejtë të imponojë politikat e saj të reja ndaj qytetarëve amerikanë, kur bëhet fjalë për të drejtat kushtetuese“, thuhej më tej në urdhrin e gjykatës.

 

 

Sipas “Giffords Law Center” një grup që ka si objektiv kontrollin mbi armët, shtatë shtete përfshirë Kaliforninë si dhe kryeqytetin e vendit Uashingtonin, kanë miratuar ligje që ndalojnë armët e sulmit.

Kontrolli ndaj armëve ka qenë gjithmonë një temë politike përçarëse në Shtetet e Bashkuara, ndërsa vendi prej dekadash ka përjetuar një numër të konsiderueshëm incidentesh me armë në shkolla e vende të tjera publike që u kanë marrë jetën një numri të madh njerëzish.

Guvernatori i Kalifornisë Gavin Newsom tha se vendimi i gjykatësit federal ishte një kërcënim i drejtpërdrejtë ndaj sigurisë publike. Ai e quajti atë një “shuplakë të neveritshme” në fytyrë për ata që kanë humbur të dashurit e tyre nga dhuna me armë.

“Fakti që ky gjykatës krahasoi AR-15, një armë lufte që përdoret në fushëbetejë, me një thikë të ushtrisë zvicerane e dëmton plotësisht besueshmërinë e këtij vendimi“, u shpreh guvernatori në një deklaratë.

/VOA

Të këshilluara

Turqia dënon gazetarin me 1 400 vite burg

Gjykata e Stambollit ka dënuar me 1406 vite burg ish-drejtorin e televizionit “Samanyolu” Hidayet Karaca. Mediat turke raportojnë se vendimi erdhi pasi gjykata ...

16:40

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI