Flash

Dendias: Greqia mbështet dialogun Kosovë-Serbi

Lapsi.al 4 June 2021
Dendias: Greqia mbështet dialogun Kosovë-Serbi

Ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias, ka vizituar këtë të premte Kosovën. Në një konferencë për mediat, Dendias u shpreh se Greqia do të vazhdojë të ndihmojë Kosovën në procesin e liberalizimit të vizave.

Gjithashtu ai ka theksuar se Greqia mbështet dialogun Kosovë-Serbi.

“Duam të zgjerojmë bashkëpunimin ekonomik me Kosovën. Por jo vetëm, sepse ka edhe fusha të tjera në të cilat do të bashkëpunojmë në të ardhmen. Greqia është e përkushtuar në nismën Ballkani të mbetet lartë në agjendën evropiane. Ne e përkrahim fuqishëm edhe dialogun dhe shpresojmë se ai do të rezultojë me një zgjidhje që do ta stabilizonte rajonin”, është shprehur ai.

Të këshilluara

Takim Biden-Erdogan më 14 qershor

Presidenti amerikan Joe Biden do të takohet me presidentin turk Recep Tayyip Erdoğan në kuadër të Samitit të NATO-s më 14 qershor, ku do të diskutojnë çështjet ...

09:01

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI