Flash

Vdes në spital 18-vjeçarja e shtruar me trombozë pas vaksinimit me AstraZeneca

Lapsi.al 11 June 2021
Vdes në spital 18-vjeçarja e shtruar me trombozë pas vaksinimit

Një 18-vjeçare që vuante nga një trombozë sinus kavernoze shumë serioze dhe hemorragji cerebrale, ka ndërruar jetë në spital në Genova të Italisë. Mediat italiane raportojnë se 18-vjeçarja Camilla Canepa, dy javë më parë ishte vaksinuar me AstraZeneca. Pas hyrjes në spitalin në Genova të shtunën 5 qershor, të dielën e 6 qershorit Camilla ishte operuar për të hequr trombin dhe për të zvogëluar presionin intrakranial. Megjithatë, në ditët në vijim, situata e vajzës së re në kujdes intensiv mbeti tragjikisht e qëndrueshme dhe periudha e vëzhgimit kishte filluar të deklaronte vdekjen e saj në tru.

Vajza ishte vaksinuar në autoritetin lokal shëndetësor pas një historie negative të vaksinimit. Më 3 qershor ajo shkoi në urgjencë me dhimbje koke dhe iu nënshtrua skanimit të trurit dhe ekzaminimit neurologjik, që rezultuan të dy negativë, por iu kërkua që përsëriste analizat e gjakut pas 15 ditësh. Më 5 qershor ajo u kthye në urgjencë me trombozë.

Mdërkohë të martën e 8 qershorit një tjetër grua u shtrua në spitalin e Genovas me trombocite të nivelit të ulët në gjak. 34-vjeçarja ishte vaksinuar më 27 maj me dozën e parë të AstraZeneca dhe iu drejtua spitalit për shkak se kishte dhimbje koke. Agjencia shëndetësore liguriane (Alisa) pezulloi, si një masë paraprake, grumbullin e AstraZeneca (ABX1506) nga e cila kishin qenë dozat që ishin inokuluar te 18-vjeçarja Camilla dhe 34-vjeçarja.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI