Flash

Stoltenberg: Do të nisë një kapitull i ri në marrëdhëniet transatlantike

Lapsi.al 14 June 2021
Stoltenberg: Do të nisë një kapitull i ri në

Samiti i NATO-s shënon një kapitull të ri në marrëdhëniet transatlantike, tha Jens Stoltenberg kur mbërriti në Bruksel.Sipas sekretarit të përgjithshëm Drejtuesit e Aleancës do të diskutojnë një axhendë të gjerë, përfshirë Rusinë.

“Marrëdhënia jonë me Rusinë është në nivelin më të ulët që nga fundi i Luftës së Ftohtë,” tha ai.

Ndërkohë në lidhje me Kinën, Stoltenberg tha se kishte mundësi, por zhvillimi ushtarak dhe sjellja shtypëse e saj paraqesin disa sfida për sigurinë tonë.

Stoltenberg në fjalën e tij ka vënë në dukje se aleatët do të bien dakord për agjendën 2030, në të cilën një nga qëllimet kryesore është forcimi i rezistencës.

Më herët, në një intervistë dhënë gazetës gjermane Die Welt , sekretari i përgjithshëm vuri në dukje se Rusia dhe Kina kanë bashkëpunuar gjithnjë e më shumë kohët e fundit, si politikisht dhe ushtarakisht. “Ky është një dimension i ri dhe një sfidë serioze,” tha ai.

 

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI