Flash

I vunë zjarrin kampit grek, dënohen me nga 10 vjet burg emigrantët

Lapsi.al 12 June 2021
I vunë zjarrin kampit grek, dënohen me nga 10 vjet burg

Një gjykatë në Greqi dënoi me nga 10 vjet burg 4 azilkërkues nga Afganistani, të cilët një vit më parë i vunë zjarrin një qendre për pritjen e refugjatëve në ishullin e Moria. Avokatët mbrojtës deklaruan se klientët e tyre, të cilët mohojnë akuzat” u shpallën fajtorë për zjarrvënie të qëllimshme. Mbrojtja shkoi dhe më tej duke e konsideruar të gjithë procesin të padrejtë.

Një vit më parë, zjarri në kampin e tejmbushur me refugjatë në ishullin e Lesbos la më shumë se 13 mijë persona të pastrehë. Situata u tensionua pasi refugjatët mbaheshin të izoluar, për shkak të masave anticovid që ishin vendosur.

Të këshilluara

ide

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama

Pagesat për ish shefen e SHISH nga tenderat e trukuar të AKSH dëshmojnë maninë e çuditshme për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme

15:14 Andi Bushati

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.75

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI