Gjykata e Tiranës ka vendosur masën "arrest me burg" për Jehon Breçanin, autorin e aksidentit që si pasojë shkaktoi që një kalimtare të humbiste njërën këmbë. 19-vjeçari Breçani ishte duke kaluar në lagjen “Xhanfize Keko” kur shtypi një kalimtare 24-vjeçare dhe më pas u përplas me pemën. 24-vjeçares iu dha ndihma e parë nga kalimtarët, të cilët më pas thirrën edhe ambulancën.
Aksidenti ishte aq i fortë sa pas ndërhyrjes, 24-vjeçares iu pre njëra këmbë si rrjedhojë e dëmtimit në gjymtyrët e poshtëm. Jehon Breçani është i biri i zv.drejtorit të policisë Erzen Breçani.