Flash

Provimi i tretë i maturës, nxënësit testohen sot në Matematikë

Lapsi.al 11 June 2021
Provimi i tretë i maturës, nxënësit testohen sot në

Maturantët këtë të premte do të zhvillojnë provimin e tretë të Maturës Shtetërore atë të lëndës së Matematikës. 34 mijë maturantë do të nisin në orën 10:00 provimin e tretë në radhë i cili do të zgjasë deri në orën 12.30. Edhe këtë vit maturantët do të zbatojnë rregullat anti-COVID, kjo për shkak të situatës pandemike në të cilën ndodhemi, ku në një klasë nuk do të ketë më shumë se 10-15 maturantë.

Në kuadër të masave anti-COVID, nëse një prej maturantëve rezulton pozitiv me COVID-19, nuk mund ta bëjë provimin ditën e sotme, por i jepet mundësia ta zhvillojë në sezonin e vjeshtës. Në mënyrë kategorike është i ndaluar përdorimi i telefonit gjatë zhvillimit të provimit dhe nëse identifikohet e kundërta, maturanti duhet të mbajë përgjegjësinë e veprimeve të veta.

Testi në total ka 60 pikë dhe pragu i kalueshmërisë është 25% (15 pikë). Ndërkohë provimi i fundit është ai i lëndëve me zgjedhje që do të zhvillohet me 15 qershor.

Të këshilluara

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI