Flash

Ndërtuan pa leje dhe zaptuan plazhin, vihet në pranga administratori dhe 4 të tjerë

Lapsi.al 5 June 2021
Ndërtuan pa leje dhe zaptuan plazhin, vihet në pranga administratori

Policia e Durrësit ka arrestuar 5 persona sepse kishin zaptuar hapësirën publike dhe kishin ndërtuar pa leje. Nga blutë e qytetit bregdetar bëhet me dije se ndërtimet janë kryer në zonën e Kepit të Rodonit.

Gjatë një aksioni të fundit, policia ka arrestuar administratorin e një kompleksi dhe 4 shtetas të tjerë.

Është arrestuar në flagrancë shtetasi S. A., 43 vjeç, banues në  Ishëm, Durrës, administrator i një kompleksi në “Kepin e Rodonit”, Durrës, për veprat penale “Ndërtim i paligjshëm” dhe “Pushtimi i tokës”, pasi është konstatuar duke ndërtuar dhe zaptuar hapësirën publike në pjesën e rërës buzë detit, pa lejen e organeve kompetente. Gjithashtu u bë arrestimi në flagrancë edhe i shtetasve: E. L., 21 vjeç; Xh. B., 27 vjeç, banues më Ishëm, Durrës; F. D., 43 vjeç, banues në Lushnjë dhe F. M., 23 vjeç, banues në Manzë, për vepren penale “Dhënie ndihmë për  ndërtim të paligjshëm”, pasi ishin duke kryer punime të ndryshme në ambientet e këtij kompleksi."- njofton policia.

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI