Flash

Covid-19 prek edhe dëgjimin, mjekja ORL tregon pasojat që të çojnë deri në shurdhëri

Lapsi.al 5 June 2021
Covid-19 prek edhe dëgjimin, mjekja ORL tregon pasojat që të

Pas përjetimit të Covid-it, janë të shumtë qytetarët që ankohen se nuk ju është rikthyer ende nuhatja, ose edhe më keq se nuk nuhasin dot asnjë aromë, e të tjerë që ju ka ikur shija.

Klodiana Zaharia, mjeke ORL në poliklinikën qendrore në Tiranë, thotë se më të shumtat raste të humbjes së nuhatjes janë evidentuar te moshat e reja dhe ato të mesme.

Vetë mjekja pohon se nuk i është rikthyer plotësisht nuhatja, edhe pse ka eksperimentuar jo pak te vetja me kura medikamentoze për rikuperimin e nuhatjes.

Mjekja thotë se në mesin e rasteve të shumta që paraqiten në poliklinikë ka edhe persona që kanë shfaqur devijanca të theksuara në perceptimin e aromave.

Një tjetër problematikë që i faturohet virusit Sars Cov 2 është edhe prekja e aparatit të dëgjimit. Sipas ekspertes ORL, në disa raste prekja nga Covid-19 ka çuar deri në shurdhëri të plotë.

Mjekja këshillon që të mos tentohet rikuperimi i menjëhershëm post Covid, pasi pasojat multiorganike dhe shqisore të lëna pas nga virusi kërkojnë kohë, ndërsa një pjesë e dëmtimeve mund të jenë edhe të parikuperueshme./News24/

Të këshilluara

Merr flakë në lëvizje makina në Lezhë

Një makinë ka marrë flakë në lëvizje mesditën e sotme në aksin rrugor Milot-Lezhë. Policia thekson se ka qenë vetë drejtuesi i makinës tip “Volkswagen” B. Ll. i...

17:11

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI