Flash

Daçiç: Ka presion ndaj Vuçiçit dhe Serbisë për të njohur Kosovën

Lapsi.al 5 June 2021
Daçiç: Ka presion ndaj Vuçiçit dhe Serbisë

Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiç është takuar me Përfaqësuesin Special të Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer me të cilin ka biseduar për procesin e dialogut me Kosovën.

Daçiç thotë se ka presion të koordinuar ndaj presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe Serbisë për ta njohur Kosovën duke e cilësuar të papranueshme.

Ndërsa thotë se ende nuk ka biseduar me Presidentin Aleksandar Vuçiç në lidhje me detajet dhe formën e një seance parlamentare në të cilën ai do të paraqiste një raport mbi dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai ka bërë të ditur që pret që seanca të ndodhë më 22 ose 23 qershor, pas takimit në Bruksel.

"Ne diskutuam mundësinë e mbajtjes së një seance të tillë parlamentare disa muaj më parë, por tani çështja është aktuale pikërisht për shkak të koordinimit të presioneve si ndaj Vuciç dhe vendit tonë për të ndërmarrë hapa që janë të papranueshëm për ne, siç është njohja e Kosovës", tha Daçiç në një intervistë për Tanjug.

Të këshilluara

Merr flakë në lëvizje makina në Lezhë

Një makinë ka marrë flakë në lëvizje mesditën e sotme në aksin rrugor Milot-Lezhë. Policia thekson se ka qenë vetë drejtuesi i makinës tip “Volkswagen” B. Ll. i...

17:11

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI