Flash

Greqia dhe Gjermania fillojnë përdorimin e certifikatave të vaksinimit

Lapsi.al 2 June 2021
Greqia dhe Gjermania fillojnë përdorimin e certifikatave të

Greqia, Gjermania dhe pesë vende të tjera të Bashkimit Evropian prezantuan të martën një sistem çertifikatash vaksinimi për udhëtarët, disa javë përpara fillimit të këtij programi më 1 korrik në bllokun me 27 vende. Vendet e tjera që filluan ta përdorin këtë sistem më herët ishin Bullgaria, Republika Çeke, Danimarka, Kroacia dhe Polonia, sipas Komisionit Evropian.

Greqia, e cila mbështetet shumë tek turizmi, ka kërkuar me ngulm përdorimin e çertifikatës me karakteristika të përparuara të sigurisë. Çertifikatat u jepen personave që janë plotësisht të vaksinuar, si dhe atyre që e kanë pasur virusin dhe kanë zhvilluar antitrupa, si edhe të tjerëve që kanë bërë një test brenda 72 orëve të fundit. Dokumentet do të jenë në formë dixhitale dhe në letër. Ato do të jenë falas, të shpërndara në gjuhën kombëtare dhe në anglisht dhe të vlefshme në të gjitha vendet e bllokut.

 “Qytetarët e BE-së po presin me padurim që të udhëtojnë përsëri dhe duan ta bëjnë një gjë të tillë në mënyrë të sigurt. Çertifikata e BE-së do të ishte një hap vendimtar,” tha Komisionerja e Shëndetësisë e BE-së, Stella Kyriakides.

Ministri grek për strategjinë dixhitale, Kyriakos Pierrakakis, tha se udhëtimet do të bëhen më të lehta brenda BE-së ndërsa vendet e bllokut miratojnë standardin e ri të verifikimit.

“Vendet nuk do të lëshojnë më çertifikata të vendeve të veçanta, por do të miratojnënjë çertifikatë të përbashkët. Kjo do t’i thjeshtojë gjërat në mënyrë të konsiderueshme”,tha zoti Pierrakakis në televizionin privat Skai.

Komisioni i BE-së beson se njerëzit që janë vaksinuar nuk duhet të testohen më ose të futen në karantinë, pavarësisht nga vijnë apo ku shkojnë, nëse kanë kaluar 14 ditë nga doza e dytë. Megjithatë vendet e bllokut nuk e kanë mbështetur ende rekomandimin./VOA

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI