Flash

Përsëri në Kinë/ Konfirmohet i infektuari i parë nga një lloj i ri i gripit të shpendëve

Lapsi.al 1 June 2021
Përsëri në Kinë/ Konfirmohet i infektuari i parë nga

Një 41-vjeçar në provincën lindore të Kinës, Jiangsu është konfirmuar si rasti i parë njerëzor i infeksionit me një lloj të rrallë gripi shpendësh të njohur si H10N3. Rasti u konfirmua të martën nga Komisioni Kombëtar i Shëndetit i Pekinit (NHC).

Shumë lloje të ndryshme të gripit të shpendëve janë të pranishëm në Kinë dhe disa infektojnë në mënyrë sporadike njerëzit, zakonisht ata që punojnë me shpendët. Deri tani nuk ka asnjë të dhënë që H10N3 mund të përhapet lehtësisht te njerëzit.

Personi i infektuar u shtrua në spital në 28 prill dhe u diagnostikua me H10N3 më 28 maj. Komisioni Shëndetësor nuk dha detaje se si ai u infektua. Gjendja e tij tani është e qëndrueshme dhe në prag të daljes nga spitali.

Hetimi i kontakteve të tij të ngushta nuk gjeti raste të tjera. Asnjë rast tjetër i infeksionit njerëzor me H10N3 nuk është raportuar.

“H10N3 është patogjen i ulët, që do të thotë se shkakton sëmundje relativisht pak më të rëndë te shpendët dhe nuk ka gjasa të shkaktojë një epidemi në shkallë të gjerë” – thanë përfaqësuesit e NHC.

Organizata Botërore e Shëndetësisë i tha agjencisë Reuters se "burimi i ekspozimit të pacientit ndaj virusit H10N3 nuk dihet në këtë moment dhe asnjë rast tjetër nuk u gjet nga kontrolli në popullatën lokale. Në këtë moment nuk ka asnjë tregues të transmetimit nga njeriu te njeriu”.

"Për sa kohë që viruset e gripit të shpendëve qarkullojnë në shpezë, infeksioni sporadik i gripit të shpendëve në njerëz nuk është për t'u habitur, gjë që është një kujtesë e gjallë se kërcënimi i një pandemie të gripit është i vazhdueshëm," - shtoi OBSH.

“Janë rreth 160 lloje të virusit të shpendëve të raportuar në 40 vitet e fundit, kryesisht në zogj të egër ose shpendë uji në Azi dhe disa pjesë të kufizuara të Amerikës së Veriut. Asnjë rast nuk është zbuluar te pulat deri më tani.

Analizimi i të dhënave gjenetike të virusit do të jetë i nevojshëm për të përcaktuar nëse ai u ngjan viruseve më të vjetër ose nëse është një përzierje e re e viruseve të ndryshme”, - tha Filip Claes, koordinator rajonal laboratorik i Organizatës së Ushqimit dhe Bujqësisë.

Nuk ka pasur ndonjë infeksion të rrezikshëm nga gripi i shpendëve që kur lloji H7N9 u mori jetën rreth 300 personave gjatë viteve 2016-2017. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI