Flash

Rama pranon se i kishte kërkuar Dritan Lelit dorëheqjen nga drejtimi i Bashkisë Vlorë

Lapsi.al 8 March 2021
Rama pranon se i kishte kërkuar Dritan Lelit dorëheqjen nga drejtimi i

Kryeministri Edi Rama ka komentuar dhe refuzimin e kryebashkiakut të Vlorës, Dritan Leli për të qenë në listën e kandidatëve për deputetë të PS në Vlorë. I pyetur sot se çfarë kërkese apo propozimi të ri i ka bërë Dritan Lelit, Rama tha se është e vërtetë që e ka propozuar, por ai nuk e ka parë të arsyeshme të bëhet pjesë e skuadrës. Sipas Ramës skuadra e PS në Vlorë do realizojë objektivin bazë për 8 mandate dhe do i afrohet maksimalit për 9 mandate.

“Në formimin e një skuadre ka dinamika të brendshme. Këtu nuk ka rëndësi fare se çfarë ka menduar njëri apo tjetri. Është e vërtetë që unë i kam propozuar që ai të bëhet pjesë e skuadrës, nuk e ka parë të arsyeshme, është zgjedhja e tij. Me të, pa të skuadra jonë në Vlorë do realizojë objektivin bazë dhe do shkojë shumë afër objektivit maksimal që është plotësisht i mundur sipas meje, s’ka asnjë problem”, deklaroi Rama.

Të këshilluara

Listat/ Rama djeg Ditmir Bushatin

Ditmir Bushati nuk do të jetë deputet i PS në Shkodër. Këtë ka lënë të kuptohet kryeministri gjatë prezantimit të drejtuesve të qarqeve. I pyetur nga gazetarja ...

19:25

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI