Flash

Rama dhe Agron Duka e kthejnë personale, nuk ia kursejnë batutat njëri tjetrit

Lapsi.al 8 March 2021
Rama dhe Agron Duka e kthejnë personale, nuk ia kursejnë batutat

Duket se marrëdhënia e kaluar plot hije dritë që kanë pasur, i ka lënë gjurmë Edi Ramës dhe Agron Dukës. Edi Rama e joshi fillimisht Dukën për t'u afruar me rilindjen, por pastaj e gënjeu duke mos e futur në listat për deputetë. Kur ky i fundit iu bashkua opozitës me Partinë Agrare, Rama deshi ta mashtronte për herë të dytë duke e joshur të kapërcente ylberin, por Duka nuk pranoi të shkëputej nga opozita. Kjo histori ka bërë që kryeministri ta sulmojë politikanin që tashmë gjendet në listat e PD.

“Agron Duka që do mbetet në historinë e estradave shqiptare, si i vetmi kryetar partie që nuk e nxorri për asnjë ditë nga garazhi partinë e tij Agrare, të cilës ia justifikon emrin vetëm me faktin që ai jeton me tagjinë e SHQUP-it, në pritje që Luli ta ribëjë pakëz ministër Bujqësie, meqë Agroni si gjeli i Agrares përfaqëson aq pula, zogj dhe vezë saqë për kotec i shkon vetëm ministria e Ushqimit”, u shpreh Rama.

E menjëhershme qe dhe replika e Dukës: “O robo, vezët e mija të pëlqenin derisa t'i fillove të haje gjellën e prishur që Departamenti i Shtetit e quan NON GRATA. Nuk habitem më, kështu burri je, me një "R” tjetrën nuk e ke merituar kurrë. Po nuk ke faj ti jo, të ka ngecur veza keq. 8 vite përralla e batuta janë mjaft për ty, ndoshta edhe për ata me të cilët “vrave” Partinë Socialiste, por jo për shqiptarët. Të ka dalë boja robo, s’ka 3D që të shpëton…”, shkruajti ai në rrjetet sociale.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI