Flash

Zbulohet mashtrimi/ Projekti 3D i hekurudhës Tiranë – Durrës i vjedhur në Katar (VIDEO)

Lapsi.al 1 March 2021
Zbulohet mashtrimi/ Projekti 3D i hekurudhës Tiranë –

Kryeministri Edi Rama publikoi në orët e para të mëngjesit një video ku tregohej projekti në 3D i hekurudhës Tiranë Durrës.

“Mirëmëngjes ? dhe me hekurudhën e re Tiranë-Rinas-Durrës, që më në fund do të nisë nga ndërtimi pas finalizimit të një pune disavjeçare me Komisionin Europian dhe Bankën Europiane për Rindërtim e Zhvillim, ju uroj një javë të mbarë ?” – shkroi Rama në Facebook duke publikuar edhe videon e mëposhtme.

Por zëdhënësja e Partisë Demokratike Ina Zhupa publikoi në mbrëmje një denoncim se ky projekt është i vjedhur në Katar.

“Projekti që prezantoi Rama i hekurudhës Tiranë-Rinas- Durrës është i vjedhur nga hekurudha e Katarit në Doha e prezantuar në 2016, lehtësisht e aksesueshme në youtube. Rama vazhdon talljet me shqiptarët në ditët e fundit në qeveri duke ju treguar përralla me kopje 3D. Asgjë nuk ka në plan të nis ashtu sic asgjë nuk bëri në 8 vjet! Rama ka dështuar! Shqiptarët nuk besojnë më tek mashtrimet dhe propaganda boshe. Më 25 prill ai humbet dhe gjithë Shqipëria Fiton!” – shkroi Zhupa.

Kjo nuk është hera e parë që projekte të qeverisë në 3D dalin të vjedhura në mënyrë të trashë në internet. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Kosovë, polici gjendet pa shenja jete

Një polic është gjetur pa ndjenja ditën e sotme në Kosovë. Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë në rajonin e Pejës, ku dhe polici u gjet, Driton Rugov...

19:56

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI