Flash

Kurti flet pas takimit me Lajçak: Dialogun me Serbinë nuk e kam as prioritet te parë e as të dytë

Lapsi.al 1 March 2021
Kurti flet pas takimit me Lajçak: Dialogun me Serbinë nuk e kam as

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka folur pas takimit me Përfaqësuesin Special të BE-së, Miroslav Lajçak duke u shprehur se dialogu me Serbinë nuk mund të jetë prioriteti i parë apo i dytë i qeverisë së tij. Kurti tha se nuk e mohon rëndësinë e dialogut me Serbinë, por ai duhet të jetë i përgatitur mirë dhe i sinqertë. Lideri i LVV tha se Lajçak e ka informuar me procesin e dialogut në përgjithësi.

“Unë shpjegova edhe një herë që ne i kemi fituar këto zgjedhje me programin tonë që përqendrohet te drejtësia dhe punësimi, se jemi në kushtet e pandemisë COVID-19 dhe se nuk jemi kundër dialogut, por e duam parimor dhe të përgatitur mirë”, - ka thënë Kurti.

Kurti është pyetur nëse dialogu me Serbinë do të jetë prioritet i tij i parë, kur ai të jetë në krye të Qeverisë së Kosovës.

“Nuk mund të jetë prioriteti i parë ose i dytë, sepse janë drejtësia dhe punësimi. Nuk e mohoj rëndësinë e dialogut – edhe për BE-në, Kosovën dhe Serbinë dhe rajonin, por më e rëndësishmja është që ky dialog të jetë i përgatitur mirë. Të jetë dialog i sinqertë në të cilin nuk jemi në presionin e kohës, por jemi me përkushtimin për substancë”, - tha Kurti.

Ai ka mohuar të ketë diskutuar për çështjen e hartës së BE-së, e cila e shfaq Kosovën si pjesë të Serbisë Të martën në mëngjes Mirosllav Lajçak do të takohet edhe me ushtruesen e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Kosovë, polici gjendet pa shenja jete

Një polic është gjetur pa ndjenja ditën e sotme në Kosovë. Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë në rajonin e Pejës, ku dhe polici u gjet, Driton Rugov...

19:56

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.36

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI