Flash

PD ankohet në KQZ: Qeveria shkeli hapur ligjin me koncesionin 100-milionësh 2 muaj para zgjedhjeve

Lapsi.al 1 March 2021
PD ankohet në KQZ: Qeveria shkeli hapur ligjin me koncesionin

Partia Demokratike byri një ankesë zyrtare në KQZ për vendimin e qeverisë që vendosi të japë një koncesion në fushën e hidrokarbureve me vlerë 100 milionë euro vetëm 2 muaj nga zgjedhjet kur ligji ia ndalon një gjë të tillë. Sipas ankesës së bërë në KQZ thuhet se qeveria e ka të ndaluar të japë koncesione 4 muaj përpara zgjedhjeve.

“Në kundërshtim me Vendimin Nr 9, datë 24.12.2020 të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, nëpërmjet VKM nr. 1185, datë 24.12.2020 “Për përcaktimin e metodologjisë dhe të procedurave të monitorimit të qarkullimit në fushën e hidrokarbureve”, publikuar në Fletoren Zyrtare Nr. 27, datë 19.02.2021, qeveria jep me koncesion shërbimin e monitorimit dhe qarkullimit të transaksioneve në sektorin e hidrokarbureve. Ky koncesion ka një vlerë prej 100 milionë euro dhe kohëzgjatje 10 vjeçare” – thuhet në padinë e PD-së.

"Vendimi nr 9, datë 24.12.2020, në nenin 3, pika 4, të Komisionit Rregullator, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, parashikon se: “Katër muaj para datës së zgjedhjeve deri në ditën e zgjedhjeve, ndalohet dhënia e kontratave publike të koncensionit/partneritet publik privat (PPP), për të cilat nuk është bërë njoftim publik se do të zhvillohen, nuk janë vijim i një procedure koncensionare të identifikuar dhe nisur, apo nuk janë parashikuar për t’u financuar nëpërmjet buxhetit të miratuar të vitit zgjedhor” – thuhet në padinë e PD-së që i kërkon KQZ-së të reagojë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Kosovë, polici gjendet pa shenja jete

Një polic është gjetur pa ndjenja ditën e sotme në Kosovë. Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë në rajonin e Pejës, ku dhe polici u gjet, Driton Rugov...

19:56

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.36

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI