Flash

Teatri me vaksinat/ Duhet të pritej Rama nga Brukseli që të vinin dozat e radhës

Lapsi.al 1 March 2021
Teatri me vaksinat/ Duhet të pritej Rama nga Brukseli që të vinin

Kjo e hënë tregoi edhe një herë se si kryeministri Edi Rama po i përdor ato “një grusht” vaksina kundër covid që vijnë nga jashtë për të përfituar politikisht.

Çfarë ndodhi?

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu njoftoi që në mëngjes gjatë një diskutimi në parlament se në mbrëmje do të mbërrinin nga Pfizer edhe 15 210 doza të tjera.

Deri këtu gjithçka ishte OK.

Rreth orës 16.00 ministria e Shëndetësisë njoftoi se dërgesa ishte shtyrë me 24 orë dhe se dozat e planifikuara do të mbërrinin të martën.

Menjëherë filluan të hidheshin dyshime se mbërritja e dozave ishte shtyrë për shkak të mungesës në Shqipëri të kryeministrit Edi Rama që ndodhej në një vizitë zyrtare në Bruksel dhe që nuk do të mund të priste dot dozat në Rinas.

Papritur rreth orës 21.00 ministria e Shëndetësisë ndryshoi sërish njoftim.

“Dozat e Pfizer vijnë pas pak” dhe në pak minuta në ERTV u shfaq kryeministri Edi Rama në Rinas dhe ministrat Ahmetaj dhe Manastiriu që prisnin të shkarkoheshin nga avioni plot ...3 kuti me vaksina. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Kosovë, polici gjendet pa shenja jete

Një polic është gjetur pa ndjenja ditën e sotme në Kosovë. Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i policisë në rajonin e Pejës, ku dhe polici u gjet, Driton Rugov...

19:56

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.36

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI