Flash

Aksident tragjik në Vlorë/ Një 18-vjeçar humb jetën, 4 të tjerë në gjendje të rëndë

Lapsi.al 28 February 2021
Aksident tragjik në Vlorë/ Një 18-vjeçar humb jetën,

Një aksident tragjik nodhi pasditen e sotme në Vlorë, ku kanë mbetur të plagosur 4 persona dhe ka humbur jetën një tjetër, vetëm 18 vjeç.

Të plagosurit janë të moshave nga 18 deri në 25 vjeç dhe pas transportit në spitalin e Vlorës, të katërt i janë nështruar ndërhyrjeve kirugjikale dhe ndodhen në gjendje të rëndë.

Sipas policisë, viktima ishte 18 vjeç. Aksidenti ndodhi në autostradën Vlorë-Fier, në afërsi të mbikalimit në fshatin Bishan ku u përplasën dy mjete. Dyshohet se shpejtësia e madhe është bërë shkak për aksidentin.

Detaje nga policia: 

Rreth orës 14:30, në autostradën Levan-Vlorë, në afërsi të mbikalimit në fshatin Bishan, një mjet tip “Benz” me drejtues shtetasin A.K., 40 vjeç, është perplasur me një tjetër mjetin tip “Benz”.

Si pasojë e aksidentit, ka ndërruar jetë shtetasi E. T., 18 vjeç, dhe janë dëmtuar shtetasit K. D, Q, D, F. D dhe R. L, të cilët ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ndërsa drejtuesi i njerit prej mjeteve shtetasi A. K., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Vlorë, për veprime të mëtejshme. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

[video width="848" height="480" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2021/02/WhatsApp-Video-2021-02-28-at-2.44.07-PM.mp4"][/video]

Të këshilluara

Greqi merr vendim, Kapshtica ende e bllokuar

Në vijim të masave të marra nga qeveria greke mbi përballimin e situatës së krijuar për shkak të pandemisë COVID-19, vijon të mbetet e bllokuar pika e kalimit k...

14:42

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI