Flash

5 të arrestuar në pak orë në Tiranë, policia jep detaje

Lapsi.al 28 February 2021
5 të arrestuar në pak orë në Tiranë, policia jep detaje

Policia e Tiranës ka arrestuar 5 persona në pak orë, për vepra të ndryshme penale. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit K. B., 24 vjeç, pasi në rrugën “Gramoz Pashko”, punonjësit e policisë të Forcës së Posacme “Shqiponjat”, gjatë kontrollit fizik të ushtruar dhe kontrollit të mjetit me të cilin ky shtetas qarkullonte iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi dozash me lëndë narkotike e dyshuar kanabis.

Po ashtu, pas hekurave përfundoi dhe shtetasi me inicialet R. B., 33 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij të cilës iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit I. L., 45 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi në rrugën “Abedin Çiçi” i ka marrë me forcë disa sende personale shtetasit A. C.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

F. Xh., 31 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse;

R. H., 40 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në masën 1.39 mg/l, është përfshirë në një aksident vetëm me dëme materiale.

Të këshilluara

Aksident në Durrës, 4 të plagosur

Dy automjete janë përfshirë në aksident rrugor në Sukth, ku kanë mbetur të plagosur katër persona. Një mjet tip “Renault” dhe një mjet tip “Benz”, i drejtuar...

20:34

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI