Flash

Gazetari jep detaje nga spitalet Covid: Infektivi dhe Sanatoriumi plot, këtë javë 12 vdekje më shumë se një javë më herët

Lapsi.al 28 February 2021
Gazetari jep detaje nga spitalet Covid: Infektivi dhe Sanatoriumi plot,

Të dyja spitalet kryesore të COVID-19 në vend janë plotësisht të mbushura.

Gazetari Erjon Skëndaj tha se para Infektivit situata ka qenë e qetë por nuk ka qenë e tillë në 24 orët e fundit, sepse kanë mbërritur 40 urgjenca në 24 orët e fundit.

“Në sanatorium deri në 8 të mbrëmjes vetëm 3 urgjenca, për shkak të mbushjes së këtij spitali. Të paktën në një javë kohë, të gjitha urgjencat e Tiranës dhe jugut të vendit kanë ardhur në Infektiv dhe tani konsiderohet totalisht i mbushur. Ka informacione se nga sot, urgjencat e Jugut i kanë kaluar Sanatoriumit. Të dy spitalet nuk kanë shtretër të lirë. Në dy spitalet COVID kryesorë, numri i të shtruarve është i plotë, në Sanatorium janë 220 persona të shtruar, në Infektiv 120 po aq sa janë dhe shtretër. Tek Covid 3 janë rreth 140 shtretër të zënë, domethënë 95% e kapacitetit e mbushur dhe po ashtu dhe në spitalin 4. Atje ka dhe forma të rëndë të trajtimit me oksigjeno terapi me dy ose më shumë burime dhe pse është më shumë për rikuperimin e pacientëve. Ka një mbushje të shpejtë të spitalit Infektiv në Durrës, me një urgjencë ditore që shkon me dhjetëra raste, e njëjta situatë dhe në Shkodër, Elbasan etj”, tha Skëndaj për News 24.

Ai foli për shifrat e ditëve të fundit, teksa sipas këtyre të dhënave në javën e fundit kanë humbur jetën 12 persona më shumë se një javë më parë.

“Në 7 ditët e fundit, 20-27 shkurt, janë 7.153 raste pozitive nga 26.503 testime te kryera. Shkalla e pozitivitetit 1 në 3.7 ose 27%. Krahasuar me 7 ditët pararendëse 13-20 shkurt, raste pozitive 7.075 në 26.084 testime te kryera. Shkalla e pozitivitetit 3.68 ose 27,18%. Në javën e fundit mesatarja e testimeve ditore 3.780 testime ndërsa në javën pararendëse 3.726 testime, -54 testime. 

Mesatarja e rasteve të reja pozitive në javën aktuale 1.021 ndërsa në javën pararendëse 1.010, -11. Në 7 ditët e fundit kanë ndërruar jetë 122 pacientë me COVID-19, mesatarisht 17.4 në 24 orë, ndërsa në javën pararëndëse numri i fataliteteve ishte 110, pra 12 më shumë, me një mesatare ditore 15.7 fatalitete në ditë. Aktualisht rastet aktive me COVID-19 llogariten në 25.471, (+595) krahasuar me një javë më parë, 20 shkurt që ishte 24.876 raste aktive”, raportoi Skëndaj.

Të këshilluara

Aksident në Durrës, 4 të plagosur

Dy automjete janë përfshirë në aksident rrugor në Sukth, ku kanë mbetur të plagosur katër persona. Një mjet tip “Renault” dhe një mjet tip “Benz”, i drejtuar...

20:34

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.36

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI