Flash

Vaji i ullirit rrezikon ndalimin e grumbullimit, çmimi bie në 500 lekë për litër

Ashtu siç paralajmëruan në fillim të muajit tetor përpunuesit dhe grumbulluesit, rritja e prodhimit të ullirit këtë vit po shoqërohet me rënie të lartë të çmimit të vajit të ullirit në grumbullim. Në Belsh dhe Elbasan, çmimi i vajit ekstra i virgjër në grumbullim ka arritur 500 lekë për litër, nga 700 lekë vitin e […]

07:40

Fshatrat e Shkodrës 34 ditë nën ujë, Voltana Ademi: Nuk vjen askush nga qeveria!

Lapsi.al 10 February 2021
Fshatrat e Shkodrës 34 ditë nën ujë, Voltana Ademi: Nuk vjen

Moderatorja e Radar në Abc, Sibora Bitri ka realizuar një intervistë me kryetaren e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi në lidhje me situatën që vazhdon prej më shumë se një muaji, pasi disa fshatra mbeten nën ujë. Ademi tha se shkarkimet nga Kaskada e Drinit janë arsyeja që qindra banesa janë nën ujë tashmë prej 34 ditësh, pasi shkarkimet vazhdojnë që prej datës 20 dhjetor dhe nuk janë ndalur. E pyetur nga drejtuesja e Radar në Abc, kryebashkiakja tha se në këto fshatra nuk kanë ardhur më përfaqësues të qeverisë për të marrë përgjegjësitë për situatën e krijuar.

"Herën e fundit që kanë ardhur, ka qenë dita kur u takuam me z.Peleshi dhe znj. Ikonomi. Që atë ditë nuk kam parë asnjë nga përfaqësuesit e qeverisë në terren, siç u tha.  Nuk ka ende asnjë reagim dhe situata do të vazhdojë gjatë, deri në fund të marsit" u shpreh Ademi e cila tha se dëmet janë rreth 4 miliard lekë duke llogaritur sipërfaqen e tokës së mbjellë me bimë dhe dëmtime në banesa që kanë vlerë të konsiderueshme.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI