Flash

Vaji i ullirit rrezikon ndalimin e grumbullimit, çmimi bie në 500 lekë për litër

Ashtu siç paralajmëruan në fillim të muajit tetor përpunuesit dhe grumbulluesit, rritja e prodhimit të ullirit këtë vit po shoqërohet me rënie të lartë të çmimit të vajit të ullirit në grumbullim. Në Belsh dhe Elbasan, çmimi i vajit ekstra i virgjër në grumbullim ka arritur 500 lekë për litër, nga 700 lekë vitin e […]

07:40

Pazar votash si në Shqipëri, nis hetimi për telefonatën e Trump ndaj Sekretarit të Xhorxhias

Lapsi.al 10 February 2021
Pazar votash si në Shqipëri, nis hetimi për telefonatën e

Prokurorët në Qarkun Fulton të shtetit të Xhorxhias kanë filluar një hetim penal lidhur me përpjekjet e ish-Presidentit Donald Trump për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve në këtë shtet.

Hetimi përfshin një telefonatë që ai i bëri Sekretarit të Shtetit Xhorxhia Brad Raffensperger në të cilën i bëri presion zyrtarit që të gjente vota të mjaftueshme për të përmbysur rezultatin.

Një prokurore demokrate e zgjedhur kohët e fundit në këtë qark, u dërgoi një letër zyrtarëve të shtetit, përfshirë zotit Raffensperger, ku kërkon që ata të ruajnë dokumentet lidhur me telefonatën e zotit Trump. Në letër thuhej qartë se kërkesa ishte pjesë e një hetimi penal, sipas një zyrtari, i cili kërkoi të mbetej anonim.

Hetimi vjen ndërsa zoti Trump përballet me një gjyq të dytë në Senat me akuzën e “nxitjes së rebelimit” për rolin e tij në trazirat në Kapitol më 6 janar. Dhuna e asaj dite erdhi pas disa javë pretendimesh të rreme të ish-presidentit se mashtrimi zgjedhor e privoi atë nga fitorja, duke përfshirë shtetin e Xhorxhias ku ai humbi me rreth 12,000 vota më pak./VOA/

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI