Flash

Atentati ndaj ish-prokurorit, shtyhet seanca për Rrajën dhe Halilajn

Lapsi.al 10 February 2021
Atentati ndaj ish-prokurorit, shtyhet seanca për Rrajën dhe Halilajn

Seanca gjyqësore në GJKKO për Redjan Rrajën dhe Ariol Halilajn, të dyshuar se kanë qenë të përfshirë në atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoji është shtyrë. Bëhet me dije se seanca është shtyrë pasi nuk janë paraqitur të dëmtuarit nga vepra penale, si ish-prokurori Ndoji, miku i tij Rrumi dhe familjarët e të ndjerit Andi Maloku, që ndodheshin bashkë në makinë, kur iu bë atentati në nëntor të vitit 2019.

Atentati ndaj prokurorit Ndoji ndodhi më 1 nëntor 2019. Automjeti me të cilin po udhëtonin prokurori, shoferi i tij Andi Maloku dhe Aleksandër Laho (alias Landi Muharremi) u qëllua me breshëri kallashnikovi te mbikalimi i Shkozetit. Prokurori Ndoji mbeti i plagosur së bashku me Aleksandër Lahon, ndërsa mbeti i vrarë Andi Maloku, shoferi i prokurorit Ndoji.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të mërkurë

Dita e sotme do të karakterizohet nga kthjellime e reshje të pakta në jug dhe qënder dhe reshje deri mesatare në veri. Moti përkeqësohet vonë pasdite kur reshje...

07:50

ide

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.16

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI