Flash

Meta i dërgon mesazh Ramës: Mjerë kush del para trenit të 25 prillit

Lapsi.al 8 February 2021
Meta i dërgon mesazh Ramës: Mjerë kush del para trenit të 25

Presidenti i Republikës, Ilir Meta thotë se qytetarët shqiptarë duhet të marrin në dorë fatet e vendit dhe zgjedhjet të sjellin një përmbysje të shumëpritur demokratike.

“Mjerë kush i del përpara trenit të 25 prillit? Është një mesazh i qartë, vendi ka humbur kaq shumë kohë dhe po kaq shumë energji. Ka humbur kaq shumë rini, që ka emigruar dhe tani nuk mund të sakrifikohet më asnjë sekondë, për pushtetin dhe për interesin e cilido. Jam i sigurt që mesazhi i 25 prillit do të jetë një mesazh historik” – tha Meta gjatë një interviste për TV lokal “Sot 7”.

Kreu i shtetit thekson se mesazhet e ambasadores amerikane për kandidatët për deputetë që kanë probleme me ligjin, janë shqetësuese.

“Por përse e bëmë ligjin e dekriminalizimit? Pikërisht për të hequr nga politika dhe vendimmarrja të gjithë ata deputetë dhe Kryetarë të Bashkive të cilët ishin me 7 apo me 8 emra dhe të cilët kishin atë të kaluar të errët, që të gjithë shqiptarët e dinë. Mesazhi im ka qenë: 25 prilli është një moment shumë i rëndësishëm dhe historik, për rivendosjen e legjitimiteti demokratik të të gjithë institucioneve.

Është shumë e rëndësishme, që partitë jo vetëm të kontribuojnë për zgjedhje të lira e të ndershme, por edhe të përfaqësohen me figura të denja dhe pa probleme me dekriminalizimin, apo edhe me ata, që kanë abuzuar me pushtetin. Këtë gjykim sigurisht do ta bëj vetë sovrani. Unë kam një votë në ditën e votimeve, për të zgjedhur një parti apo një kandidat të caktuar edhe kjo është e fshehtë.

Njerëzit janë lodhur nga deformimi i përfaqësimit të tyre dhe i shndërrimit të Kuvendit dhe institucioneve të tjera në grupe të “fortësh” apo në klube arrogantësh poshtërues për qytetarin e thjeshtë. Ky është një shqetësim i madh, dhe jo më kot ne kemi bërë një ligj për dekriminalizim. Pra, për të parandaluar elementë me të kaluar kriminale për të qenë në politikë dhe për ta marr peng politikën" - tha Meta.

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI