Flash

Java që vjen sjell sërish stuhi dhe rrebeshe shiu

Lapsi.al 7 February 2021
Java që vjen sjell sërish stuhi dhe rrebeshe shiu

Sinoptikanët e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak kanë parashikuar se javën që vjen moti do të jetë ndryshe nga java që lamë pas. Mbizotëruese do të jenë reshjet dhe rrebeshet e shiut, ku në qarqet e Shkodrës dhe Gjirokastrës reshjet do të arrijnë përkohësisht intensitet të lartë.

Në ditën e mërkurë do të kemi një ndërprerje të shiut, për t’u rikthyer sërish ditën e enjte me intensitet të ulët e lokalisht në formën e shtrëngatave. Në majat e maleve do të ketë sërish reshje bore.

“Ditë pranverore trokitën në vend këtë fillim shkurti. Moti me diell i këtyre ditëve do të pasohet nga ditë me reshje shiu dhe rrebeshe. Reshjet do të përfshijnë vendin dy ditët e para të javës me intensitet mesatar. Në qarqet Shkodër e Gjirokastër reshjet do të arrijnë përkohësisht intensitet të lartë.

Ndërprerje e përkohshme e tyre parashikohet ditën e mërkurë, për tu rikthyer sërish ditën e enjte me intensitet të ulët e lokalisht në formën e shtrëngatave. Në majat e maleve reshje bore.

Situatë krejtësisht e ndryshme do të vijë ditën e premte, pasi pritet depërtimi i rrymave të ftohta. Këto do të sjellin mot të kthjellët por me ngrica në zonat malore e ato kodrinore.

Era, do të fryjë nga kuadrati i jugut e vrullshme përgjatë bregdetit dhe zonave luginore. Ditën e premte do të mbizotërojë erë veriore. Valëzimi këtë javë pritet të arrijë deri në forcën 6 ballë me lartësi vale deri në 2.5 m në brigjet detare”, - shkruan SHMU. 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fajtor po, burg jo/ Fytyra tjetër e SPAK me Benet Becin

Kërkesa e SPAK-ut për ta dënuar Benet Becin pa burg efektiv, pavarësisht mesazheve të raportuara për ndarjen e parave të tenderit, ngre pikëpyetje për kontrastin me ashpërsinë ndaj drejtuesve të opozitës dhe disa ish-zyrtarëve.

16:26

Me sytë katër

PAPARAZZI