Flash

Marrëveshja për ta çuar LSI për skrap/ Basha: Rama çfarë thotë sot, nuk e thotë nesër

Lapsi.al 2 February 2021
Marrëveshja për ta çuar LSI për skrap/ Basha: Rama

Kreu i Partisë Demokratike komentoi deklaratat e kryeministrit Edi Rama, që më herët u shpreh se “në 2017-ën çuarja për skrap e LSI ishte projekt i përbashkët i tij me Lulzim Bashën”.

Kryedemokrati deklaron se Rama është kaq i lodhur saqë çfarë thotë sot nuk thotë nesër, duke shtuar se po bën diversion.

“Është kaq i lodhur! Çfarë thotë sot nuk thotë nesër. Nuk mban më Rama, ka mbaruar. Është e shkuara. Tani duhet të merremi me të ardhmen. Koalicioni që unë drejtoj, bashkë me LSI, hapi i parë që do hedhim me shqiptarët është do largojmë Edi Ramën më 25 prill. Pastaj me planin e punës do sjellim mirëqenie për shqiptarët. Nuk kam premtuar mrekulli por marr angazhime të realizueshme”, tha Basha.

Sjellim në vëmendje që më herët kreu i qeverisë Rama tha: “Çuarja për skrap e LSI, praktikisht një projekt i përbashkët me Lulzim Bashën por i tradhtuar nga Lulzim Basha, se unë nuk e kam tradhtuar, vazhdoj të besoj te ai projekt. Basha ishte ai që e ndau me demokratët domsdoshmërinë për ta çuar LSI për skrap u betua që s’do ketë më matrapazllëqe me LSI, shpk e ku di unë çfarë e sot është thjesht një aksioner në shpk e katër ortakëve ku ai është ortak minorancë ne fakt se kryesorët janë Saliu dhe Ilir Meta”.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.01

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Para procesit/ Pse Veliaj po e zhyt Bashkinë në kaos

Shkarkimi i nënkryetares Anuela Ristani pa caktuar një drejtues të ri bllokon funksionimin e Bashkisë së Tiranës duke ngritur dyshimin se Veliaj po përddor institucionin si peng të çështjes së tij gjyqësore

11:23

Me sytë katër

PAPARAZZI