Flash

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Familjarët e të rrëmbyerit në Afganistan thirrje Biden-it: Mos tërhiqni trupa të tjerë

Lapsi.al 31 January 2021
Familjarët e të rrëmbyerit në Afganistan thirrje Biden-it:

Familjarët e Mark Frerichs, një kontraktori amerikan që është rrëmbyer nga një grup militant i lidhur me talibanët, po i bëjnë thirrje presidentit amerikan Joe Biden, që të mos tërheqë trupa të tjerë nga Afganistani, nëse Frerichs nuk lirohet.

Familjarët dhe mbështetës të tjerë e kanë bërë këtë thirrje më 31 janar, që shënon edhe njëvjetorin e rrëmbimit të Frerichs. Frerichs po punonte në projekte inxhinierike në Afganistan kur u rrëmbye. Zyrtarët amerikanë thonë se besojnë se ai po mbahet nga rrjeti Haqqani. Talibanët publikisht nuk e kanë pranuar se e kanë rrëmbyer këtë shtetas amerikan.

“Ne jemi të bindur se ai është ende gjallë”, tha motra e tij, Charlene Cakora për Asssociated Press. “Ne nuk mendojmë se ai është i vdekur apo është i lënduar”, shtoi ajo. Rrëmbimi i Grerichs është pjesë e një enigme më të madhe gjeopolitike, që synon që të balancojë tërheqjen e forcave amerikane nga Afganistani me sigurimin e paqes dhe stabilitetit në rajon. Zyrtarët e administratës Biden kanë lënë të kuptohet se ata po e shqyrtojnë marrëveshjen që SHBA-ja ka arritur me talibanët, pas shqetësimeve se talibanët nuk po përmbushin zotimet e tyre që niveli i dhunës në Afganistan të bie.

Frerichs është një prej disa qytetarëve amerikanë që janë të rrëmbyer. Paul Overby, një autor 78 vjeç nga SHBA-ja, më 2014 u zhduk nga provinca Khost që gjendet në kufi me Pakistanin. Ai ishte duke kryer hulumtim për një libër të tij. Gruaja e tij kishte thënë se në kohën kur u zhduk, Overby kishte planifikuar që të kalonte kufirin për në Pakistan për të realizuar një intervistë me kreun e rrjetit Haqqani.

Departamenti amerikan i Shtetit ka ofruar pesë milionë dollarë shpërblim për këto që ofron informacione për vendodhjen e Frerichs dhe Overby. Një tjetër shtetas amerikan që besohet se është rrëmbyer jashtë vendit është Austin Tice, i cili u zhduk në Siri më 2012. Po ashtu, pjesëtari i marinës amerikane, Tevor Reed dhe shtetasi Paul Whelan gjenden të burgosur në Rusi. Disa ditë para se Biden të merrte detyrën e presidentit, administrata paraprake e Donald Trumpit kishte njoftuar se do të reduktonte numrin e trupave në Afganistan në rreth 2,500, si pjesë e një plani për tërheqjen e të gjitha trupave të SHBA-së, që është planifikuar të ndodhë në muajin maj. Por, i mbetet administratës Biden që të vendosë se si do të veprojë për këtë plan.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash. Gjatë pasdites vranësirat do të jenë më të dendura duke sjellë reshje shiu në të gj...

10:38

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI