Flash

Grabitje me pistoletë lodër në Tiranë, arrestohet i riu

Lapsi.al 30 January 2021
Grabitje me pistoletë lodër në Tiranë, arrestohet i riu

Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona, pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale. Policia ka arrestuar një 21-vjeçar si autori i dyshuar i grabitjes së telefonit të një personi, nën kërcënimin e një pistolete lodër. Gjithashtu në pranga ka rënë edhe P. A., 44 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në masën 0.54 mg/l. Sakaq materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Informacion- Arrestohen në flagrancë 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1, bënë ndalimin e shtetasit Xh. Sh., 21 vjeç. Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi nën presionin e një pistolete loder i ka marrë telefonin shtetasit H. P. Gjatë kontrollit fizik u gjet edhe 1 mjet prerës (thikë) e cila u sekuestrua në cilësi e provës materiale. Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit P. A., 44 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në masën 0.54 mg/l. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Serbët e Kosovës, për vaksinë në Serbi

Luba Maksimoviq nga komuna e Graçanicës afër Prishtinës është një nga rreth 300 njerëzit nga Kosova që u vaksinuan kundër koronavirusit në 29 janar në Qendrën S...

10:41

ide

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

92.01

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI