Flash

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Zvërneci shitet për 306 mijë euro

Kontrata e shitjes së aksioneve zbulon se kompania që zotëron lejen e zhvillimit për resortin luksoz në bregdetin e Vlorës ndryshoi pronarë përmes një marrëveshjeje offshore mes Holandës dhe Katarit.

14:42

VOA: Përkeqësohet situata e COVID-19 gjatë javës së fundit në Shqipëri, pozitiviteti shkoi 22.7 % nga 18.1%

Lapsi.al 25 January 2021
VOA: Përkeqësohet situata e COVID-19 gjatë javës së

Në Shqipëri, java e fundit (19-25 Janar) shënoi një rritje të ndjeshme të rasteve dhe viktimave të koronavirusit, ndërsa testimet patën një rënie të lehtë dhe shtrimet në spitale mbetën në kuota të qëndrueshme. Sipas të dhënave zyrtare të përpunuara nga Zëri i Amerikës, numri i të prekurve arriti në 4830 raste, ose 20.4 përqind më shumë se një javë më parë. Ky është niveli më i lartë që pas javës së dytë të dhjetorit, momenti i cili shënoi kulmin e goditjes së pandemisë. Mesatarja ditore e rasteve ishte 690 të prekur.

Në javën e fundit, rritja e numrit të të infektuarve ishte në përpjestim të zhdrejtë me testimet, të cilat shënuan një rënie të lehtë, me -4.4 përqind, duke zbritur në kuotën e 21.185 tamponë, me një mesatare pre 3.026 testimesh në ditë.

Një tjetër tregues i përkeqësim të situatës, është dhe pozitiviteti, i cili u ngjit në 22.7 përqind, nga 18.1 përqind që ishte në javën pararendëse. Pozitiviteti (raporti mes testimeve dhe rasteve të konfirmuara) është treguesi i transmetueshmërisë së virusit në komunitet.

 

Që nga marsi i vitit të shkuar, kur u rregjistruan të prekurit e parë, në total janë 72.812 të prekur, ndërsa 27.197 janë ende raste aktive. Prej tyre me shumë se gjysma vetëm në kryeqytet, zona dhe me popullsinë më të madhe.

Në 24 orët e fundit, numri i të prekurve ishte më i ulti i gjithë javës, me 538 raste, por rënia duket se i dedikohet tërësisht reduktimit të testimeve, në kuotën e 1.918 tamponëve. Kjo konfirmohet dhe nga pozitiviteti, i cili kërceu në nivelin e 28 përqindëshit.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në 38 bashki të vendit: 208 raste në Tiranë, 39 raste në Durrës, 36 raste në Lushnje, 28 raste në Vlorë, 27 raste në Fier, 20 raste në Elbasan, 18 raste në Shkodër, 19 raste Mirditë, 11 raste në Kamëz dhe Gramsh, 10 raste në Kurbin, 9 raste në Lezhë, 8 raste në Mallakastër, Divjakë, 7 raste në Kuçovë, 6 raste në Kavajë, Mat, Gjirokastër, Sarandë, 5 raste në Has, Delvinë, Dibër, Peqin, 4 raste në Tepelenë, Ura Vajgurore, Prrenjas, Vorë, 3 raste në Vau i Dejës, 2 raste në Krujë, Pukë, Rrogozhinë, Malësi e Madhe, Kolonjë, Poliçan, dhe 1 rast në Kukës, Librazhd, Përmet, Skrapar.

Po në 24 orët e fundit, u shënua dhe numri më i lartë i viktimave në 7 ditët e fundit. Ministria e Shëndetësisë njoftoi për 9 persona që kanë humbur jetën në spitalet COVID: 3 qytetarë nga Tirana, 2 qytetare nga Durrësi, 2 qytetar nga Librazhdi, 1 qytetar nga Kurbini, dhe 1 qytetar nga Lushnja, të moshave 29-84 vjeç. Gjatë javës së fundit numri i vdekjeve u rrit me 26.4 përqind duke shkuar në një total prej 43 viktimash. Që nga nisja e pandemisë, në Shqipëri kanë humbur jetën 1.324 persona.

Në ndërkohë gjendja në spitale ka qenë e qëndrueshme, sa i përket numrit të pacientëve. Ajo që bie në sy, është një rënie e rasteve në gjendje kritike dhe atyre të intubuar, krahasuar me javën pararendëse. Deri pasditen e të hënës në spitalet COVID, sipas Ministrisë së Shëndetësisë “po trajtohen 282 pacientë, 19 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar”./VOA/

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43